“Prodhimi në blegtori ‘në presion’, turistët dhe agroturizmi kontribues”/ Denaj: Formalizimi i ekonomisë dhe cilësia janë të rëndësishme

Më të fundit


Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj e ftuar në studion e ‘Real Story’ foli lidhur me mbështetjen e qeverisë shqiptare ndaj blegtorisë.

Gjatë intervistës së saj ministrja u shpreh se prodhimi nga blegtoria shkon për kontributin vendas dhe se do të jetë nën presion si pasojë e numrit të shtuar të turistëve dhe agroturizmit. Sipas ministres, formalizimi i ekonomisë dhe cilësia janë pika kyçe në përmirësimin e këtij sektori.

“Nga 52 milionë euro përfshirë dhe naftën, blegtorët marrin gjysmën e tyre. Pavarësisht se është 1.8 milionë të imëta vjen në ulje të numrit. Ne kemi dhënë këtë vit dhe kemi hequr tavanin në skemën e 2024 dhe dhamë 50 % mbi tavan. Nuk kemi limituar numrin, duhet të kuptojmë ku i kemi problemet. Në blegtori prodhimi shkon për konsumin vendas dhe prodhimi do jetë në presion. Kemi turistë që vijnë për këtë arsye, agroturizmi do të jetë një kontribues më i madh dhe farat tona autentike gjithashtu. Kemi një kalkulim që presioni që vjen do tejkaloj eksportet me 1.5 herë. Po punojmë edhe për eskportet edhe për agropërpunimin dhe për agroturizimin. Për të angazhuarit në sektor dua të them që formalizimi i ekonomisë së tyre duhet të ndodhë, nuk është vetëm nipti, është lidhja në zinxhir i transaksioneve. Është domosdoshmëri që të fillojë të përkthehet dhe në kontribut financash. Është i rëndësishëm për financat. E dyta është cilësia. 540 milionë euro janë eksporte dhe janë të certifikuar për sigurinë ushqimore.”



Skip to toolbar