Profesori shqiptar nderohet me titull nderi nga Mbreti Charles i Anglisë

AKTUALITET


Mbreti Charles i Anglisë, në nderimet e tij të fundvitit ka përfshirë edhe një shqiptar.

Andi Hoxhaj, pedagog i drejtësisë në Universitetin “College of London” është nderuar me titullin “OBE- Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”.

Ky është një super lajm këtë fundvit siç edhe thotë ish-profesori shqiptar në Londër, Fabian Zhilla:

“Britania e Madhe duke nderuar origjinën dhe vendin e tij në një kohë jo të mirë për imazhin e shqiptarëve atje. Urime mik, profesionist dhe shqiptar i mirë”, thekson Fabian Zhilla.

Alastair King- Smith ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë thotë se “është fantastike të shikosh Dr. Hoxhën të nderohet me titullin “OBE”.

Ambasadori thekson më tej se ky nderim i është dhënë për “shërbime në marrëdhëniet mes Anglisë dhe Shqipërisë”.

Ka komentuar edhe Uran Ferizi i cili pritet të marrë postin e ambasadorit të Shqipërisë në Londër.

“E mrekullueshme dhe shumë e merituar”, thotë ai.



Skip to toolbar