Projeksionet/ FMN paralajmëron rritje të ulët të ekonomisë botërore

AKTUALITET


Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, ka paraqitur një parashikim të zymtë për ekonominë globale përpara takimit vjetor të organizatës javën e ardhshme.

“Ka nje rritje të ulët të ekonomisë e shoqëruar me borxh të lartë”, tha sot në Uashington shefja e FMN-së.

Ajo nuk parashikon një përmirësim edhe pse “vala e madhe” e inflacionit po bie dhe ekonomia botërore nuk ka rënë në recesion.

“Edhe pse shkalla e inflacionit po bie, çmimet mbeten të larta”, tha Georgieva.

Në të njëjtën kohë, ajo theksoi shqetësimet për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe potencialin e tij për të destabilizuar ekonomitë e rajonit dhe tregjet globale të naftës dhe gazit.

Në korrik, FMN-ja parashikoi se ekonomia globale do të rritej me 3,2% këtë vit, me një parashikim prej 3,3% për vitin 2025.

FMN-ja dhe Banka Botërore do të nisin takimin e tyre vjetor të hënën, ku do të marrin pjesë ministrat e Financave, përfaqësues nga sektorët financiarë dhe të zhvillimit dhe bankierë qendrorë.

Të martën, FMN-ja do të publikojë perspektivën e re ekonomike për ekonominë globale.



Skip to toolbar