Me marrjen e mandatit të dytë në krye të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj duket se nuk ka kohë për të humbur e aq më pak për pushime, por i është futur punës për rehabilitimin e Bulevardit “Zogu i parë”.
Bulevardi “Zogu i Parë’ do të përfshihet në një proces transformimi dhe rehabilitimi me gjelbërim, stola, shatërvanë, fasadat me dekorime, vendqëndrime biçikletash, do të ngrihet një infrastrukturë e re e nëndheshme (ujërat e zeza, ujërat e bardha, rrjeti elektrik), vende parkimi dhe trotuare etj. Puna tashmë ka nisur dhe kjo ka bërë edhe devijimin e trafikut të automjeteve në rrugët “Urani Pano”, “Asim Vokshi”, “Dervish Hatixhe”, “Ferit Stermasi” dhe “Maliq Muço” që do të jenë të kufizuara për qarkullimin e tyre.
Me një postim në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot e projektit, duke treguar se si do të rehabilitohet bulevardi, ndërsa u kërkon qytetarëve mirëkuptim për qarkullimin e automjeteve.
“E gjithë zona do të ketë jo vetëm një pamje të re, por edhe: një impuls ekonomik; fasada të rehabilituara; lulishte të vogla” – shkruan Veliaj