Projekti kërkimor “Lin 3”/ Rinisin gërmimet nënujore në fshatin Lin të Pogradecit

AKTUALITET


Rinisin gërmimet arkeologjike nënujore në fshatin Lin. Projekti kërkimor shkencor po realizohet nga një ekip shqiptaro-zviceran.

Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetet sociale se këtë sezon arkeologët do të përqëndrohen në thellimin e njohurive mbi shtrirjen e këtij vendbanimi, kompleksitetin e ndërtimit dhe lidhjet e tij me sitet arkeologjike të së njejtës periudhë në pellgun e Korçës. Rezultatet e para dhe datimet e materialit arkeologjik të realizuara në Universitetin e Gjenevës në Zvicër me mbështetjen e Universitetit të Oxford-it e rendisin vendbanimin palafit “Lin 3” si vendbanimin më të vjetër të kësaj tipologjie në Europë.

Kryeministri thotë se duke vlerësuar rëndësinë e këtij zbulimi arkeologjik.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore janë duke punuar për përgatitjen e vendimit për vënien në mbrojtje dhe shpalljen zonë arkeologjike. Finalizimi pritet brenda këtij viti.

Arkeologët thotë se vendbanimi i Linit është një zbulim i rëndësishëm, që hedh dritë mbi elementë të mënyrës së jetesës dhe stadin e zhvillimit shoqëror të kësaj zone. Vendbanimi sipas tyre ka qenë i ndërtuar mbi struktura druri të pozicionuara në tokë dhe liqen. Në zonë ishte e zhvilluar bujqësia. Për zbulimin e gjurmëve të hershme gërmimet kanë nisur prej vitit 2021.



Skip to toolbar