Projektligji për rezervat, Ibrahimaj: Shmangim luhatjet në kohë krizash. Monitorim edhe çmimeve të konsumit

Më të fundit


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj thotë se projektligji për rezervat e detyrueshme të naftës do të miratohet, për të shmangur luhatjet e çmimeve në kohë krizash.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ibrahimaj u shpreh se që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme, krahas çmimit të karburanteve, po monitorohen edhe çmimiet e konsumit.

Sipas Ibrahimajt, deri tani nuk ka pasur rritje, por nënvizoi se do të ndërhyhet nëse do jetë e nevojshme.

“Janë kontrata të cilat janë afatgjata me furnitorë seriozë, ndërkombëtarë, nuk ka asnë arsye pse të mendojmë se ato anije do ndryshojnë trajektore rrugës. Janë kontrata që lidhen ndërmjet tregtarëve, nuk kemi akses për të kontrolluar sesi janë marzhet e pagesave që kanë me njëri-tjetrin, por arsyeja pse do të miratojmë projektligjin për rezervën e detyrueshme dhe për krijimin e entitetin shtetëror që do të menaxhojë rezervën e detyrueshme, është për të shmangur së pari luhatjet e çmimeve në kohë krizash. Do jetë rezervë e paguar, e stokuar. Kjo është arsyeja pse ne po nxitojmë për miratimin e ligjit, ta kemi në dispozicion nëse ky konflikt do të zgjatet.

Inflacioni është shifër që publikohet me bazë mujore, inflacioni për muajin mars publikohet në javën e parë të muajit prill. Ne kemi filluar edhe monitorim për çmimet e konsumit, në bashkëpunim edhe me INSTAT, kemi përzgjedhur një listë produktesh që përbëjnë 70 përqind të shportës së konsumit, po i monitorojmë në bazë ditore. Informacioni ditore që ne kemi, nuk tregon për rritje të çmimeve të konsumit. Targeti i Bankës së Shqipërisë për inflacionin është 3 përqind, një inflacion 3 përqind, konsiderohet i shëndetshëm. Ditët, nga nisja e konfliktit e më tutje, kemi monitoruar edhe çmimet e ushqimeve, nuk kemi të materializuar një gjë të tillë. Jemi duke monitoruar disa komponentë, nëse ka sinjale për ndryshime të çmimeve apo jo. Këto analiza dhe monitorime që po bëjmë, nëse do materializohet një agravim i situatës, ne të ndërhyjmë me politika për shtresat dhe kategoritë që kanë më shumë nevojë”, theksoi ajo.



Skip to toolbar