Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsinin Adea Pirdeni në Kongresin e PS tha se javën që lamë pas është hedhur për konsultim publik strategjia e re të antikorrupsionit. Pideni tha se objektiv i qeverisë shqiptare është një Shqipëri më transparente dhe që lufton korrupsionin në çdo qelizë.
Pirdeni u ndal edhe në krijimin e operatorit të shërbimeve të prokurimit, që ka mundësuar që në asnjë ministri të mos bëhen më tender, ndërsa drejti finalizimit është edhe procesi i prokurimeve publike me inteligjencë artificiale.
“Sot, 3.1 mln të regjistruar në e-Albania përfitojnë 1240 shërbime publike online. Krahas transformimit digjital, u punua për forcimin e skuadrës së administratës publike. Në 10 vite kemi bërë përparim, më pas përmes fuqisë së digjitalizimit u vijuar me lehtësimin e aplikimeve për çdo pozicion pune me vetëm një klikim. Punonjësit e administratës janë përfitues e reformës së pagave.
Fokusi ynë është zhvillimi i kësaj baze, përmes promovimit të më të mirëve në sektorin publik. Ne do të optimizojmë kapitalin njerëzor drejt sektorëve më jetikë për zhvillimin e vendeve. Krijimi i operatorit të shërbimeve të prokurimit, që ka mundësuar që në asnjë ministri të mos bëhen më tender. Kjo ndërhyrje shmang titullarët dhe stafet teknike të ministrive në organizmin e tenderëve. Me përfundimin e inovacionit me të ri në prokurimet publike, me inteligjencën artificiale, prokurimet publike do futen në një fazë të re të transparencës.
Nisëm raundin e gjerë konsultimesh për strategjinë e re të antikorrupsionit, me fokus goditjen e tij aty ku ndikon më thellë”, tha Pirdeni.