Prokurorët e SPAK kanë nisur të marrin pjesë në disa seanca gjyqësore si dhe kanë nisur punën për të bërë seleksionimin e dosjeve të nxehta të cilat do t’i kalojnë për shqyrtim Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Një pjesë tjetër e çështjeve do të trajtohen në qytetet ku është kryer vepra penale.
Kryetari i tranzitor i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni, i ka dërguar një shkresë kryeprokurorit të SPAK, Arben Kraja, ku i kërkonte pjesëmarrjen e prokurorëve të posaçëm në seanca.
Pas shkresës, Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore ku për një pjesë të madhe të dosjeve do të shpallet moskompetenca dhe do të dërgohen në vendet ku është kryer vepra penale.
Pak kohë më herët Sandër Simoni ka bërë të ditur se janë mbi 30 dosje me 200 të pandehur të arrestuar që do t’i kalojnë për shqyrtim Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
“Çështjet që janë në gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me korrupsionin ose krimin e organizuar, mbeten sërish në kompetencën e Gjykatës së Posaçme dhe ne do vijojmë me shqyrtimin e tyre. Janë më tepër se 30 çështje, qe i referohen më shumë se 200 të pandehurve”, ka bërë të ditur Simoni pak kohë më parë.
Pak ditë më herët u vendosën që 24 dosje të bujshme të kalonin në dorën e SPAK, që nisin me hetimet për Moisi Habilajn, Saimir Tahirin e Arbër Çekajn.
Ndërkohë janë 37 dosje të tjera që do të shqyrtohen nga gjykatat e rretheve, mes tyre dhe dosja e vrasjes së kryekomisar Artan Cukut, ku procesi për Ledar Jambellin dhe Kristaq Lecin pritet të kalojë për gjykim në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë.
Dosjet e bujshme që i kalojnë Gjykatës Speciale
1 Domart Konjari
2 Reshat Radhima
3 Klaudio Veizaj
4 Festim Lelaj, Skëndert Siqeca, Arbi Mustafa dhe Sokol Hamzallari
5 Adjel Çaushaj, Artur Riza, pezulluar
6 Juri Bedinaj, Harmelindo Tufa dhe Emiljano Çili
7 Gentjan Doda
8 Aleks Pepa
9 Marko Bushi, Shpëtim Lika
10 A Kocerri
11 Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nezar Seiti, Amarildo Sulaj, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuraj, Fatmir Minaj, Maridian Sulaj.
12 Elton Halipaj dhe Efthymious Eftimiu
13 Altin Hoxhallari
14 Gjergji Kohila, Sokol Bode
15 Alerjo Dushku, Albert Arraj, Imir Vila, Eduart Kume
16 Kastriot Dema, (e pezulluar)
17 Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Mario Myrtaj, Arben Kadiu, Florian Hysenaj, Gentjan Stojku, Shkëlqim Mema, Keldi Beshi, Albert Xhelilaj, Ismail Alushani.
18 Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj, Armando Pezaku
19 Leonora Dushku etj. (40 persona)
20 Enxhi Koci etj, (11 persona)
21Gazment Garupi, Haxhi Ramadani, Sotiraq Andoni, Bledjan Ramadani, Eduart Shima, Pellumb Pali, Shpetim Kiri, Nikolla Mano.
22 Ramadan Dusha, Rezart Çaçani etj 12 persona
23 Gentjan Duraku
24 Spartak Cocolim, Ervin Hysaj, Ernest Duro