Merr tjetër rrjedhë çështja për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina.
Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit del kundër prokurorit të çështjes dhe kërkon që këngëtarja të gjykohet për trafik armësh në bashkëpunim me dy të tjerët, biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin Fitim Muja.
Kujtojmë që deri më tani prokurori i çështjes ka ngritur akuza vetëm për Fjollën për armëmbajtje dhe ka kërkuar pushimin për dy të tjerët.