Prokuroria vazhdon hetimet për vrasjen e Liridona Ademajt

AKTUALITET


Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë duke qëndruar në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë, të tre dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt në Prishtinë.

Masa e paraburgimit u është caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa Prokuroria është duke vazhduar me hetimet lidhur me vrasjen e Liridona Murselit, ku dyshohet se bashkëshorti i saj, Naim Murseli kishte urdhëruar vrasjen e saj.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar për mediat në Kosovë, se çështja është në procedurë hetimore. Naim Murseli dyshohet se me datë 29 nëntor 2023, ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.

Për vrasjen e saj janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, Granit Plava i cili dyshohet se ka kryer vrasjen, dhe Kushtrim Kokalla i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në planifikimin e vrasjes.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Naim Murseli kishte siguruar armën dhe e kishte pajisur më armë dorasin dhe kanë inskenuar një grabitje, inskenim i cili kishte ndodhur të mërkurën e 29 nëntorit të këtij viti rreth orës 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi.”

Sipas dosjes, derisa Naim Murseli me bashkëshorten dhe dy fëmijët ishin në makinën e tyre, papritmas del para makinës i dyshuari Granit Plava me masë në kokë dhe revole në dorë ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri Naim Murseli me fëmijë ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur ndërsa në veturë ka mbetur tani e ndjera Liridona Murseli.

Ajo nuk kishte arritur të dalë nga makina, pasi dyshohet se ishte qëlluar në pjesën e qafës më një plumb, duke mbetur e vdekur në vend.



Skip to toolbar