Paratë dhe pronat që burojnë nga krimi i organizuar do të rikthehen në dobi të komunitetit.
“Pasuritë e përfituara nga veprimtaria kriminale nuk do të gëzohen dhe nuk do të trashëgohen, por do të kthehen në shërbim të interesit publik. Para e prona, që burojnë nga droga, mashtrimi apo forma të tjera të kriminalitetit nuk janë më simbol fuqie apo privilegji” tha Koçiu.
Në kuadër të këtij angazhimi, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka hapur thirrjen për financimin e projekteve të organizatave jofitimprurëse. Fondi total në dispozicion është 150 mijë euro, i krijuar nga pasuritë e konfiskuara të krimi
“Si një provë konkrete e këtij angazhimi, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka hapur Thirrjen për Financim Projektesh, një mundësi e dedikuar për organizatat jofitimprurëse që synojnë të shndërrojnë pasurinë e konfiskuar të krimit në projekte me impakt real shoqëror. Fondi total në dispozicion është 150,000 euro (rreth 15 milionë lekë), i krijuar jo nga buxheti i qytetarëve, por nga pasuritë e konfiskuara të krimit, që rikthehen në dobi të shoqërisë. Qëllimi i mbështetjes financiare është parandalimi i kriminalitetit dhe rehabilitimi social, kulturor dhe shëndetësor i shtresave në nevojë, veçanërisht i personave dhe grupeve të prekura ose të rrezikuara nga krimi i organizuar, trafikimi dhe forma të tjera të kriminalitetit,” shtoi ajo
Objektet e konfiskuara te elementeve kriminal do te sherbejne kryesisht si qendra per rehabilitimin e viktimave të krimit dhe trafikimit, trajtimin e përdoruesve të drogës dhe grupeve të prekura nga krimi i organizuar.
Aplikimi është i hapur për OJF-të e regjistruara në Shqipëri, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është 9 mars 2026
