Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri komentoi pas mbledhjes së tryezës për refomën zgjedhore, propozimet e PD për identikim, votim dhe numërim elektronik. Gjiknuri tha se do të shohin me kujdes propozimet, edhe pse në parim janë dakord me drafti,por do të bëjnë konsultime me organet e Këshillit të Ministrave, si edhe ndërkombëtarët.
“Ne do konsultohemi dhe me ekspertë dhe do japim mendimin tonë. Në parim jemi dakord, por elektronika kërkon kohë dhe duhet një punë e madhe. Nëse kjo është e realizueshme, do bëjmë konsultime me organe të Këshillit të Ministrave, apo konsulencë ndërkombëtare. Në kërkojmë departizimin e qendrave të votimit.- u shpreh Gjiknuri.
Opozita zbardhi sot propozimet për reformën zgjedhore. Bëhet fjalë për identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik që sipas saj, janë rekomandimet prioritare të ODIHR për zgjedhje të lira. Me anë të këtyre elementëve të reformës synohet liria, sekreti dhe numërimi korrekt i votës.