Prostitucion në grup, “Zogu i Tironës”: Nuk e bënim për lekë, por për qejf

AKTUALITET


Hermes Nikaj i njohur ndryshe me emrin Zogu i Tironës, i arrestuar të dielën me akuzën e kryerjes së veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”, në dëshminë e tij në polici ka thënë se nuk merrej me prostitucion dhe se marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirë dhe jo për para.

“Asgjë nuk e bënim për lekë, e bënim me dëshirë. Nuk kam shfrytëzuar njeri për prostitucion, duke qenë se jam i njohur kisha shumë kontakte. Gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzave. Vajzat nuk paguanin për të shkuar në lokale, nuk quhet prostitucion”, ka thënë Nikaj në Polici.

Hermes Nikaj u arrestua gjatë operacionit të policisë “Your Turn”. Ai u kap në flagrancë në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës”, së bashku me shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Policia njoftoi se Hermes Nikaj siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.



Skip to toolbar