Prostitucion, pranga “zogut të Tiranës”

AKTUALITET


Hermes Nikaj, një nga personazhet më të përfolur të televizionit për shkak të stilit të tij atipik, jo vetëm në moderimin televiziv, por edhe në përditshmërinë e tij, i cilësuar nga opinioni publik si  “zogu i Tiranës” është arrestuar nga policia e kryeqytetit.  

Burime të policisë thanë se “zogu i Tiranës’, Hermes Nikaj dyshohet nga policia për shfrytëzim të femrave për prostitucion. Moderatori ishte prej kohësh në vëzhgim dhe policia dyshon se ai siguronte vajza për qëllime prostitucioni.

Hetimi i sektorit të antitrafikut në Policinë e Tiranës është zhvilluar me objektin prostitucionin që ushtrohet nëpërmjet qendrave estetike. Pikërisht gjatë këtij hetimi “në rrjetë” ka rënë edhe Nikaj.

Policia, veç Nikës mësohet se ka ndaluar dhe tre persona të tjerë, që i dyshon për shfrytëzimin e vajzave për prostitucion kundrejt vlerave 100-500 euro. Sipas burimeve policore, Hermes Nika dyshohet se përdorte qendrat estetike, ku veç shërbimeve të qendrës, klientëve u ofroheshin edhe shërbime nga vajzat e shfrytëzuara për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Po ashtu, mësohet se ky grup po hetohet edhe pë shfrytëzimin e vajzave në klube nate të ndryshme të Tiranës, por edhe si eskortë.



Skip to toolbar