Protesta e dhunshme e PD, dëmtohen 6 efektivë pas hedhjes së molotovëve

Më të fundit


Gjashtë efektivë të policisë janë dëmtuar në protestën e dhunshme të PD, si pasojë e hedhjes së bombave molotov nga protestuesit  e PD në drejtim të punonjësve të Policisë.

Dy nga efektivët janë të “Shqiponjave”, ndërsa një tjetër i Policisë Rrugore.

Ata janë dërguar te Spitali Ushtarak dhe QSUT për të marrë mjekim. Protesta e PD nisi e dhunshme, teksa pati molotovë dhe fishekzjarre, fillimisht drejt Kryeministrisë, e më pas drejt godinave të tjera qeveritare.

Një reagim ka pasur nga Kreu i grupit parlamentar të PS, për protestën.

Ndërsa ka publikuar në rrjetet e tij sociale, foton e një makine policie në flakë, Taulant Balla shkruan se deputetët që paguhen me taksat e qytetarëve do duhet të paguajmë dëmin nga pagat e tyre.

Protesta zhvillohet në një ditë feste për komunitetin bektashi, atë të Sulltan Norvuzit. Megjithatë, simbolika e zgjedhur nga demokratët, është ajo e 22 marsit të vitit 1992 që shënon fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste pas rënies së komunizmit në Shqipëri.



Skip to toolbar