Protesta e PD në ditën e Hashures, pa podium dhe fjalime/ 1500 efektivë të policisë në terren

AKTUALITET


Në orën 18:00 të kësaj të diele do të zhvillohet protesta e radhës e Partisë Demokratike. Dita e zgjedhur për protestën përkon edhe me festën e komunitetit bektashi, Sulltan Novruzi.

Në protestën që do të mbahet para Kryeministrisë, nuk do të ketë podium dhe fjalime.

Sali Berisha kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, formimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Por nga protesta në protestë, ka pasur tkurrje të numrit të pjesëmarrësve që mbështesin Berishën.

Sipas një mesazhi të shpërndarë strukturave, protesta do të nisë para kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, por ende nuk janë bërë të ditura skenarët e saj

Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë protestës, Policia ka angazhuar 1500 efektivë policie.



Skip to toolbar