Një efektiv policie është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat gjatë protestës së opozitës që po zhvillohej para Bashkisë së Tiranës.
Polici ka humbur ndjenjat teksa po fliste drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi.
Efektivi është shoqëruar nga kolegët drejt një automjeti të Policisë dhe më pas është transportuar drejt spitalit.
Momenti kur policit i ka rënë të fikët është shoqëruar me tensione dhe një situatë paniku mes të pranishmëve.