Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se protesta e thirrur nga opozita, tregoi rënien e mbështetjes për Partinë Demokratike.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Elezi u shpreh se Partia Demokratike është shkërmoqur nga ana institucionale.
“Së fundmi ka arritur dhe ka prekur fundin. Shpesh thuhet që PD është coptuar. Kur shkërmoqet nga ana institucionale, me njerëz që kapëcejnë ylberin, njerëz që mbajnë qëndrime të kundërta dhe kanë absurd logjike. Persona, duke mos pasur integritet moral, nuk mund të kenë principe që e formojnë një parti. Rënia e mbështetjes së PD, ka shkuar aty ku e pamë sot. Një protestë masive paqësore, është trysni për qeverinë. Protestat, kur fillojnë edhe ulin numrat, pastaj, këto që kalojnë ylberin, gjysmë burrat, arrijnë dhe fillojnë të përdorin dmokratët që nuk janë në gjendje ta konceptojnë politikën. Kur thua mosbindje civile, aktet e dhunës nuk kanë lidhje me mosbindjen civile. Kur një lider e tyre, nuk e zbaton mosbindjen civile, kur ai nuk njeh gjykatat, ti mos u bind. Mosbindjen civile tregoje vetë së pari. “, theksoi ndër të tjera Elezi./abcnews.al