Protesta kundër masave anti-COVID kalon në dhunë. 7 të plagosur

CORONAVIRUS


Qindra protestues në Holandë u mblodhën për të protestuar dhe për të treguar zemërimin e tyre ndaj planeve të qeverisë për një “leje vaksinimi” kundër Covid dhe ndalimin e fishekzjarreve në natën e Vitit të Ri.

Sipas BBC, Holanda vendosi një mbyllje të pjesshme tre-javore ndaj Covid javën e kaluar pasi rastet u rritën, dhe kjo zemëroi popullin. Masat nënkuptojnë se restorantet dhe dyqanet duhet të mbyllen më herët dhe ngjarjet sportive duhet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Pas shpalljes së masave, demonstruesit u përleshën me policinë. Protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarre ndaj policëve dhe u vunë flakën makinave të policisë. Shtatë persona u plagosën gjithsej dhe të paktën 20 u arrestuan në një natë të dënuar nga kryebashkiaku i Roterdamit si “një orgji dhune”.

Policia ka ndjerë nevojën për të nxjerrë armët në fund për t’u mbrojturPolicia qëlloi të shtëna paralajmëruese dhe të shtëna direkte sepse situata ishte kërcënuese për jetën“, tha ai.

Më herët të premten, qeveria ndaloi fishekzjarrët më 31 dhjetor për të dytin vit radhazi. Ndalimi do të parandalonte tensionin shtesë në kujdesin shëndetësor sipas qeverisë. Qyteti u vendos në një gjendje të jashtëzakonshme dhe stacioni i tij kryesor i trenit u mbyll si rezultat i dhunës. Rebelët ndezën zjarre në zonën kryesore tregtare të Roterdamit.



Skip to toolbar