Protesta/ “Kush godet një polic të bëhet shembull”, Balla: Ata që hedhin molotov, gjuajtës me pagesë

Më të fundit


Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla,  në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për zhvillimet politike në vend, ndërsa analizoi edhe protestën e Partisë Demokratike.

Gjatë intervistës, Balla u shpreh se e drejta për të protestuar në Shqipëri është një e drejtë e mbrojtur në Kushtetutë, megjithatë nënvizoi se po në ligj, është edhe detyrimi i gjithë atyre që marrin përsipër organizojnë protesta.

Balla theksoi se PD është e marrë peng. Gjithashtu Balla ngriti shqetësimin se në protestën e opozitës është një grup zjarri diku rreth tridhjetë metra nga foltorja apo podiumi i protestës, të rrethuar me disa pankarta me maska, një grup gjuajtësish me pagesë, për të cilët siç tha ai policia nuk duhet të presë derisa ti bëjnë dëm Shqipërisë.

Pjesë nga intervista;

Sokol Balla: Përshëndetje sot kam ardhur në ambientet e Kuvendit, në sallën e Grupit Parlamentar të Mazhorancës, dhe kam ftuar në program, Kryetarin e Grupit Kuvendor të Partisë Socialiste, zotin Taulant Balla. Taulant, mirëmbrëma, faleminderit për që pranohet në ftesën.

Taulant Balla: Mirëmbrëma, mirë se ke ardhur në zyrat tona.

Sokol Balla: Se unë vij dhe rrallë, ose pothuajse fare

Taulant Balla: S’ke ardh ndonjëherë.

Sokol Balla: Megjithatë, ky është një moment i rëndësishëm politik. Po e filloj nga ajo që është temi më e fundit, dy ditë më parë, një protestë e opozitës e cila pak metra prej këtej, poshtë dritareve, përfundoi sërish me akte përplasjes së dhunshme midis përkrahësve të PD-së dhe të forcave të rendit. Të plagosur më shumë uniforma blu, por edhe një deputet i PD-së, i cili më pas u drejtua në spital. Për herë të parë pashë që pati një reagim politik. Ju i pari, ndërkohë që protesta vazhdonte në fakt, dhe më pas Ministria e Punëve të Brendshme, zonja Koçiu. Një gjë që nuk e kishit bërë përpara, dhe dikush mund të thotë që ky është sinjali që mazhoranca është e shqetësuar nga protestat e opozitës.

Taulant Balla: Jo, edhe në një protestë të mëparshme është reaguar, ka reaguar kryeministri. Unë apo drejtues të tjerë të grupit parlamentar, t’i ndajmë, t’i marrim me radhë e para. E drejta për të protestuar në Shqipëri prej 1990 e këtej është një e drejtë e sanksionuar dhe e mbrojtur në Kushtetutë. Dhe po në kushtetutë dhe po në ligj, është edhe detyrimi i gjithë atyre që marrin përsipër organizojnë protesta. Dhe detyrimi i çdo qytetarit të Republikës së Shqipërisë që të mos guxojë të ngrejë dorë kundër punonjësve të policisë së shtetit. Për aq kohë sa shërbeva si ministër i brendshëm, pavarësisht se kam ndryshuar pozicion, jam i bindur se kush ngre dorë, kush godet një punonjës policie, duhet bërë shembull. Dhe thirrja ime përmes ekranit tuaj, Sokol, është për Prokurorinë. Prokuroria ankohet shpesh për Policinë e Shtetit. E kam dëgjuar që thonë. Prokuroria ka testin e vet moral, nëse do që në rastin fjalë të gjithë ata persona, të cilët tanimë e kanë kthyer në një rrugë.

Kemi protestë pas pak ditësh, përsëri në datë 20. Siç duket, do të jetë i njëjti procedurë, mbasi mbaron përroi psiqik i një personi që për fatin e keq të Partisë Demokratike ka marrë atë peng është një grup zjarri diku rreth tridhjetë metra nga foltorja apo podiumi i protestës, të rrethuar me disa pankarta. Dhe aty brënda, të mbuluar me kapuç të zinj dhe me maska, një grup gjuajtësish me pagesë, të cilët identifikohen në çdo rast, dhe t’ju them të drejtën, mendoj që edhe policia nuk duhet presë derisa këta persona të bëjnë dëm Shqipërisë.



Skip to toolbar