Mesazhi i protestës së sotme ishte se shqiptarët nuk janë popull i fjetur dhe se e mbështesin opozitën, sipas deputetit të PD-së Luçiano Boçi.
Ai tha se populli sot ka kërkuar ndihmë nga opozita dhe PD-ja ia dha besimin. Boçi u shpreh se instikti qytetar ka treguar që është me opozitën dhe ndërsa PD-ja është duke ndërtuar këtë rezistencë për të vendosur vullnetin qytetar.
Luçiano Boçi: Gjuha ka interpretimet e saj e nuk mund të jetë I saktë interpretimi juaj. Mesazhi i protestës ishte se shqiptarët nuk janë një popull I fjetur, sot ka fituar qytetaria dhe është përhapur lajmi që sot në Shqipëri ka një opozitë. Kjo është Partia Demokratike, pastaj interpretimet janë për ta bërë pis këtë protestë. Fjalimet ishin krejtësisht të pa reduktuara por ajo që pashë unë ishte zemërimi i tyre bruto i pastër e I sinqertë. Njerëzit janë duke kërkuar opozitën dhe ne sot i dhamë besimin. Kjo është një besëlidhje jo e nënshkruar por që rregullon marrëdhënien me politikën dhe besimin. Instkti qytetar ka treguar që po në jemi me opozitën dhe jemi duke ndërtuar këtë rezistencë qytetarë për të vendosur vullnetin qytetar.Drejtësia është shtrati ku ndërtohet çdo marrëdhënie politike, pa drejtësi politike nuk mund të kemi as sociale as juridike e as ekonomike.