Protesta te Teatri, aktivisti bie në pishinën bosh, pëson dëmtime

AKTUALITET


Pas konfrontimit me forcat e rendit militantët e PD-së dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë arritur të futen në ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar, duke kaluar nga një dritare në pjesën anësore të godinës.

Por gjatë futjes në godinë, një nga aktivistët ka rënë në pishinën bosh të teatrit, është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime në trup.

Qytetari ka marrë ndihmën e parë nga protestuesve, ndërkohë që ka qëndruar i pa lëvizur deri në mbërritjen e ambulancës.

Ndërkaq protestuesit pasi u futën në ambientet e Teatrit kanë hapur portën kryesore, ç’ka mundësoi dhe hyrjen brenda të pjesës tjetër të protestuesve midis të cilëve edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha i cili vijon të jetë brenda sallës së teatrit Kombëtar në mbështetje të kauzës së artistëve.



Skip to toolbar