Protestat antiqeveritare, Trump i drejtohet iranianëve në persisht

BOTA


Presidenti i SHBA, Donald Trump i është drejtuar popullit iranian me një mesazh në gjuhën persiane duke treguare dhe njëherë se ai është pranë popullit dhe kundër regjimit të Republikës Islamike.

“Për njerëzit e guximshëm dhe të duruar të Iranit: Unë kam qëndruar me ju që nga fillimi i Presidencës sime, dhe Administrata ime do të vazhdojë të qëndrojë me ju. Ne po ndjekim protestat tuaja nga afër dhe jemi frymëzuar nga guximi juaj” ishte mesazhi i Trump në gjuhën persiane duke iu drejtuar protestuesve në Iran.

Në një mesazh të dytë ai thotë se “Qeveria e Iranit duhet të lejojë që grupet e të drejtave të njeriut të monitorojnë dhe raportojnë fakte nga terreni në protestat e vazhdueshme nga populli iranian. Nuk mund të ketë një masakër tjetër të protestuesve paqësorë, as mbyllje të internetit. Bota po shikon.”

Demonstruesit dolën dje në rrugë në Teheran për të protestuar kundër veprimeve të qeverisë iraniane që sollën rrëzimin e një avioni ukrainas dhe vdekjen e 176 pasagjerëve personave. Ata kërkuan dorëheqjen e Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei, duke thirrur ‘vdekje diktatorit’.

Për nxitje të këtyre protestave u arrestua për disa orë edhe ambasadori britanik në Teheran, që solli reagimin e Mbretërisë së Bashkua duke e cilësuar “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.



Skip to toolbar