Protestat e fermerëve, Polonia paralajmëron mbylljen e kufirit me Ukrainën, Kievi kundërshton

BOTA


Polonia dhe Ukraina janë në bisedime për mbylljen e përkohshme të kufirit mes dy vendeve mes bllokadës nga fermerët protestues, ka thënë kryeministri polak Donald Tusk. Kievi ka mohuar se diskutime të tilla ishin duke u zhvilluar.

Njoftimi vjen pasi fermerët polakë vazhdojnë të bllokojnë pikat kufitare në shenjë proteste kundër importit të grurit ukrainas. Ata pretendojnë se prodhuesit nga vendi fqinj kanë një avantazh të padrejtë, duke qenë se nuk duhet të respektojnë rregulloret e BE-së ose të paguajnë taksat e BE.


Kryeministri polak tha se nëse arrihet një marrëveshje për mbylljen e përkohshme të kufirit, do të jetë një zgjidhje “e dhimbshme” për të dyja palët. Ai theksoi se përfundimisht Ukraina dhe Polonia do të duhet të gjejnë një zgjidhje më të përshtatshme, “afatgjatë” të krizës, e cila ka vazhduar që nga tetori.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Ukrainës Aleksandr Kubrakov nxitoi të kundërshtojë pretendimet e Tusk, duke thënë se “askush nga pala ukrainase nuk po negocion për mbylljen e kufirit me Poloninë”.




Skip to toolbar