Protestat në Bullgari dorëzojnë kryeministrin, Rosen Zhelyazkov njofton dorëheqjen

AKTUALITET


Kabineti i qeverisë së Rosen Zhelyazkov në Bullgari njoftoi dorëheqjen të enjten.

Dorëheqja u njoftua nga Kryeministri Zhelyazkov në një konferencë për shtyp në Parlament, ndërsa ai qëndronte në shoqërinë e zyrtarëve të lartë të tre partive.

Mijëra persona kanë protestuar në Bullgari kundër planeve buxhetore të Qeverisë, duke e detyruar më pas ekzekutivin që të heqë dorë nga to.

Më pas, protestuesit kërkuan  dorëheqjen e kabinetit qeverisës.

Njoftimi për dorëheqje erdhi në momentin kur Parlamenti pritej të votonte mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, të paraqitur nga “Vazhdo Ndryshimin-Bullgaria Demokratike”. Dorëheqja e Qeverisë vjen pak para se Bullgaria t’i bashkohet eurozonës më 1 janar 2026.



Skip to toolbar