Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpallur ”Dëshmorë të Atdheut” të vrarët e 21 janarit 10 vite më parë.
Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj nga sot janë ”Dëshmorë të Atdheut”, teksa Rama mban ceremoninë përkujtimore me familjarët e viktimave.
10 vite më parë ’21 janari’ u shënua si një nga ditët më të errëta të 30 viteve të fundit pasi gjatë një proteste të dhunshme u vranë 4 protestues që kishin dalë para kryeministrisë. Ndërkohë vetëm dje Policia kërkoi sërish rihapjen e hetimeve, në rastin konkret për Aleks Nikën vrasja e të cilit ka mbetur pa autor.
Prej vitesh projekt-ligji për t’i shpallur 4 viktimat e ’21 janarit’ ka qarkulluar, por qeveria aktuale po e bën 10 vite nga tragjedia dhe 3 muaj para zgjedhjeve.
STATUSI NGA EDI RAMAKryeministria – Shpallja e të vrarëve të 21 janarit “Dëshmorë të Atdheut” dhe reflektimi i tragjedisë në rrugën e reformimit të sistemit të drejtësisë, si edhe marrëdhëniet e qeverisë me protestën në rrugën e forcimit të demokracisë… #TëPaharruar