“PS do të marrë shumicën në zgjedhje”, Rama: Nuk parashikoj ndryshim të mazhorancës!

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në Facebook, u shpreh i bindur për fitoren më 11 Maj.

“Qeveria jonë mund të ketë bërë shumë gabime, por askush përballë nuk bën dot këtë që ne mund të bëjmë. Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundjeje në 11 Maj. Që të jemi të qartë, nuk parashikoj ndryshim të mazhorancës, të shumicës. PS do ta rifitojë shumicën. Këtu çështja është se cili do të jetë mesazhi që populli do t’i japë BE-së, mesazh që këtu ne jemi siç ishim apo që jemi të vetëdijshëm se dera është hapur dhe duam të hyjmë në BE. Nëse duhet të jetë ky mesazhi i dytë, duhet një shumicë. Kjo nuk ka lidhje me fanelën apo me faktin që ne rrezikojmë të humbasim zgjedhjet”, tha Rama.

“Kjo nuk ndodh për arsyen e thjeshtë sepse shqiptarët janë shumë të mençur dhe kanë instikt të fortë politik dhe për politikë nuk ua ha shkopin asnjë lloj qeni. Në këtë aspekt, siç tregojnë të gjitha sondazhet, nuk është ky shqetësimi, por çfarë do të dalë si mesazh nga zgjedhjet”, shtoi kryeministri.



Skip to toolbar