PS nis nga Lezha prezantimin e drejtuesve politik në qarqe

Më të fundit


Partia Socialiste ka filluar nga Lezha turin e takimeve të 12 drejtuesve të rinj politik në qarqe. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka prezantuar Klosin si drejtuesin e ri të Lezhës që zëvendëson Lindita Nikollën.

Kjo e fundit është tashmë kryetare e Kuvendit, kurse për Klosin GJiknuri u shpreh i bindur se di t’ja dalë më së miri me rezultate maksimale dhe se në Lezhë do të përmirësohet rezultati.

Ndërkohë Gjiknuri thekson në cilësinë e detyrës së re se do të mbështesë këdo në mënyrë që të përmbushen të gjitha detyrat e caktuara në Asamblenë Kombëtare.

STATUSI NGA DAMIAN GJIKNURI

Nisëm sot turin e takimeve prezantuese të Drejtuesve Politik të Qarqeve, pas vendimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Nga Lezha kaluam stafetën e drejtimit të këtij qarku nga Znj. Lindita Nikolla tek z. Blendi Klosi.

Falenderova Linditën për gjithë kontributin e saj në gjithë këto vite në këtë qark dhe jam i bindur që me urtësinë dhe qytetarinë që e karakterizon do të drejtojë më së miri Kuvendin e Shqipërisë, duke përfaqësuar denjësisht jo vetëm Lezhën por gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Qarku i Lezhës tashmë do të drejtohet nga një socialist si Blendi Klosi, që ka provuar se në çdo detyrë di t’ja dalë më së miri me rezultate maksimale, siç e tregoi dhe në këto zgjedhje. Me bashkëpunimin e të gjithë hallkave drejtuese të këtij qarku, jo vetëm do ja dalim të mbajmë rezultatin e arritur deri më tani, por edhe ta përmirësojmë në sfidat elektorale të radhës.

Mbështetja ime si Sekretar i Përgjithshëm nuk do të mungojë për askënd, në mënyrë që të përmbushen të gjitha detyrat e caktuara në Asamblenë Kombëtare për ri-organizimin e brendshëm, energjizimin e mëtejshëm të çdo organizate socialiste dhe përmbylljen e këtij procesi ri-organizimi me krijimin e regjistrit digjital të Partisë Socialiste.



Skip to toolbar