“PS sot, më shumë mandate se në 11 maj”, Zaloshnja: PD në vendnumëro. Humbin pikë të rejat

Më të fundit


E mërkura shënon 21 janarin e 15-të me 4 viktima, por pa drejtësi. Në sondazhin e ABC News, 63.2% e të anketuarve u përgjigjën se ka pasur mungesë vullneti nga drejtësia për të zbardhur ngjarjen plotësisht dhe vendosur autoret para përgjegjësisë.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, sondazhisti Eduard Zaloshnja tha se vendimi i Gjykatës së Strasburgut ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në opinionin e gjerë publik.

Ai theksoi se shumica dërrmuese e popullsisë së rritur janë të mendimit se “ose drejtësia e re nuk ka vullnet për ta zbardhur këtë çështje ose është e paaftë”.

“Bëmë një sondazh për një ngjarje me rëndësi politike. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që para zyrës së Kryeministrisë të vriten katër qytetarë. Linkun e sondazhit e shpërndamë dhe lamë 2 ditë kohë që të anketuarit të plotësonin pyetësorin. Të interesuarit ishin shumë”, tha ai, duke shtuar: “Kur vjen puna tek mosha mbi 34 vjeç ndarja është e qartë dhe mendojnë se ajo protestë duhet të përfundonte me rrëzimin e qeverisë Berisha”.

Gjithashtu gjatë intervistës, Zaloshnja shpjegoi se qytetarëve iu dha më shumë kohë për këtë sondazh.

Më tej theksoi se sot Partia Socialiste ka dyfishin e votave të PD duke nënvizuar se PS fiton 3 pikë.

“Sot PS ka pothuasje dyfishin e votave të PD. Kjo tregon që rrjedhja e votave nga zgjedhjet e fundit kanë ndodhur nga opozita, pasi PS ka ruajtur votat. PD ka një rënie dramatike. Në këtë mënyrë rënia e PS është shumë e vogël, ndërsa rënia e votave të PD është më shumë se çerekut, pra është thelluar edhe më shumë hendeku. PS mori 83 mandate. Pra nëse kishim 83 me 50 në maj sot mund të shkojë 88 me 48”, shtoi ai.



Skip to toolbar