Dega e Partisë Socialiste në Peqin ka zhvilluar sot zgjedhjet për kryetarin e ri të saj, ku është emëruar Madrid Sula. I pranishëm në procesin zgjedhor ka qenë dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Procesi zgjedhor ka shkaktuar debate të forta deri në sherr fizik mes kryetarit të njësisë administrative Gjocaj në Peqin, Bilal Nasa dhe disa personave të tjerë, që ndodheshin në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Socialiste në Peqin.
Mendohet se konflikti nisi për shkak të procesit zgjedhor, ku Hasa ka kundërshtuar zgjedhjen e Madrid Sulës si kryetari i ri i degës së PS në Peqin. Konflikti ka nisur pikërisht pas ikjes së Taulant Ballës, ku Hasa është qëlluar me sende të forta dhe shkelma nga persona, të cilët dyshohet se njihen mes tyre.
Ndërkohë që në lidhje me ngjarjen policia ka marrë dëshminë e Bilal Hasës dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.