Pse Bashkia kërkon lirimin e zyrave nga FRD

Më të fundit


Bashkia e Tiranës ka kërkuar që Fryma e Re Demokratike, duke zbatuar ligjin për ‘partitë politike’. Sipas këtij ligji Bashkia e Tiranës ka detyrimin që t’i japë ambiente për zyra partive politike që kanë përfaqësim në Kuvend apo kanë në përbërje një ish-President.

Sipas nenit 22, pika b, të këtij ligji “partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi”.

Me ikjen e Bamir Topit FRD nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, pasi tashmë nuk ka as deputet dhe as Presidentin. Bashkia nuk ka më asnjë detyrim t’ ofrojë zyra.

FRD nuk është parti me perfaqesim parlamentar dhe nuk ka as 1% të mesatares së votave në tre zgjedhjet e fundit. Ligji nuk e ngarkon bashkinë ë Tiranës të sigurojë seli për partite që nuk permbushin këto pika të ligjit. Bashkia e Tiranes ka vepruar njësoj edhe me parti të tjera si PDS e Paskal Milos, apo Demokristianët e Zef Bushatit, në momentin që nuk kanë përfaqësim në parlament. FRD është njoftuar sipas ligjit, disa ditë përpara dhe i është lënë koha e nevojshme për tëe marrë masat dhe lirimin e godinës.



Skip to toolbar