Pse doktori nuk do e garën? Madhi: Përjashtimet në PD, në moment të gabuar. Nëse zgjedhjet mbahen në seli, Berisha …

Më të fundit


Kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD në Elbasan, Doris Madhi ka kritika ndaj këshilluesve aktualë të Berishës duke thënë se strategjikisht është momenti i gabuar për të bërë përjashtime në PD. Madhi shtoi më tej se nëse zgjedhjet mbahen tani në PD, Berisha del sërish fitues dhe se sot selia blu është në kushtet e manisë së perserkucionit.

“Nuk e di pse po e këshillon sot Berishën, por në momentin që jemi një vit para zgjedhjeve dhe pas humbjes së madhe, strategjikisht ishte momenti më i gabuar për t’i dhënë zë përjashtimeve. Mund të bëheshin në bazë të statutit, në qetësi, duke ndjekur procedurën.

Në gjendjen ku është PD, po të isha doktori, do t’u thoja të gjithë të hynin në garë, dhe pasi të kishte përfunduar gara, dhe unë mendoja se doktori do fitonte, unë do të kisha vepruar njësoj me këta armiq. Sot jemi në kushte të manisë së persekucionit.”



Skip to toolbar