Frutat dhe perimet janë ushqim më i shëndetshëm që mjekët dhe dietologët rekomandojnë që njerëzit të konsumojnë çdo ditë. Ato konsumohen gjatë gjithë vitit, janë të shijshme dhe sigurisht vijnë me plot vlera shëndetësore. Mënyrat e konsumimit të tyre janë të pafundme, e rëndësishme është që përpara se të përdoren të pastrohen mirë. Disa frutave dhe perimeve shesh u qërojmë lëkurën për arsye të ndryshme, disa nuk i pelqejnë, disave u duken më të pastra të qëruara etj. Megjithatë disa prej tyre është e gabuar t’i qërojmë pasi një gjë e tillë largon pjesën më të madhe të vlerave ushqyese të tyre. Sipas ekspertëve disa fruta dhe perime i kanë të përqendruar vetitë ushqyese më të mëdha në lëkurë e tyre. Ja disa perime dhe fruta që duhet t’i konsumoni pa qëruar.
Patatet: Është e vështirë të mendojmë gatimin e patates me lëkurë sepse qërimi i saj është i zakonshëm. Por nuk duhet ta bëni më sepse 20 % e vlerës ushqyese, vitamina B, mineralet dhe fibrat vijnë nga lëkura.
Kastraveci: Kastravecët kur i hani thjeshtë apo kur i përdorni në sallatë nuk duhet t’i qëroni, madje edhe nëse është turshi, është shumë i mirë për të forcuar sistemin imunitar, përmban antioksidantë dhe fibra.
Patëllxhani: Lëkura e patëllxhanit përmban phytonutrient nasunin, një antioksidant të fuqishëm, që ndihmon për të luftuar dëmet e qelizave kur është fjala për plakje ose sëmundje.
Karota: Mjafton që karotat t’i lani mirë. Nuk ka që të qërohen sepse lëkura e karotës përmban antioksidant dhe përbërës që janë të mirë për shëndetin.
Molla: Edhe pse është shumë e vështirë të përtypet, molla me lëkurë është e pasur me fibra; me quercetin, vitaminë C dhe triterpenoids, të cilat janë luftojnë kancerin.