Pse po vjen Blinken në Tiranë?/ Hoti: Përmbajtje strategjike, lidhet me investimin e drejtpërdrejtë amerikan

Më të fundit


Pedagogu Dritan Hoti në një intervistë në “Real Story” në ABC News, foli për vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili mbërrin në Tiranë më datë 15 shkurt.

Hoti u shpreh se vizita e Blinken në Tiranë ka përmbajtje strategjike dhe se lidhet me investimin e drejtpërdrejtë amerikan.

“Koha dhe vendi… po të shohim dinamikën vizitave të tij lidhet me megaskemën amerikane. Sot jetojmë në rivalitete rajonale. Në rajone të caktuar po luhen. Po luhet ajo që quhet pjesët përbërëse të sistemit ndërkombëtar. Pas luftës ruse në Ukrainë kemi kaluar në përpjekje për të krijuar aleanca në rajone. Ka background, dimensioni strategjik. Përmbajtja strategjike e vizitës lidhet me investimin e drejtpërdrejtë amerikan.”, u shpreh Hoti.



Skip to toolbar