Pse u “rebelua” Fan Noli?/ Studiuesi Ilir Ikonomi: Kur erdhi në Shqipëri nuk i pëlqenin shumë gjëra, ai donte të….

Më të fundit


TIRANË- Pas librit “Apostulli”, autori dhe studiuesi Ilir Ikonomi ka sjell vëllimin e dytë shterues, me të njohurat e të panjohurat e peshkopit, përkthyesit, ideatorit dhe politikanit Fan Noli.

Pesë vite intensive, me zhvillime të vrullshme në skenën politike shqiptare, ndërsa rebeli Noli bën përpjekjen e tij të guximshme për të ndryshuar kryekëput faqen e historisë së Shqipërisë.

Në një intervistë për emisionin “Real Story”, Ikonomi tregoi detaje mbi përmbajtjen e vëllimit të dytë “Rebeli Fan Noli”. Përballë gazetarit Sokol Balla, studiuesit tregon rebelimet kryesor të Nolit dhe përplasjet me regjimin e Ahmet Zogut.

Ai thekson se pasi vjen në Shqipëri, Fan Noli rebelohet me sistemin feudal që mbretëronte në vend dhe ishte bindjen se me mbështetjen e brendshme do të arrinte të merrte pushtetin, siç ndodhi në atë që shumë historianë e quajnë si revolucioni i qershorit 1924.

“Ky është libri për Nolin rebel. Noli vjen në Shqipëri dhe rebelohet kundër shumë gjërave. Pjesa kryesore rebelimit. Është kjo që këtu është quajtur revolucion i qershorit, pastaj është zbutur pak është quajtur kryengritje, por ka dhe njerëz dhe ka historinë që ë kanë quajtur grusht shtetit.

Një grusht shteti të rëndomtë, ikën një qeveri, zëvendësohet me një tjetër dhe nuk ka reforma të thella, fondamentale si të thuash.

Pra, Noli rebelohet jo vetëm për këtë gjë, por edhe për shumë gjëra të tjera. Rebelohet për sistemin feudal që mbretëron në Shqipëri dhe ai do ta rrëzojë këtë dhe ka një bindjet brendshme se është në gjendje ta rrëzoje, është në një gjendja të rrëzojë se ka një forcë bindëse tek njerëzit, fjala e tij dëgjohet shumë, është shumë elokuent siç dihet Noli dhe këtë e kemi thënë dhe në vëllimin e parë, mirëpo nuk i ecën për një arsye apo tjetër, dhe dështon ta bëjë këtë gjë”, tha ai.

Më tej, studiuesi tregon se rebelimi tjetër i Nolit ishte kundër ndikimit të Kishës greke Shqipëri.

Sipas tij, Noli donte të bënte kishë shqipe, siç e bëri në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe në këtë “Ky është rebelimi i tij i madh pastaj ka dhe rebelime të tjera më të vogla, psh, rebelimi kundër kishës greke. Kur vjen ai në Shqipëri, dihet se kisha greke dominonte dhe ai do ta bëjë një kishe shqipe, siç kishte bërë në Boston. Edhe kjo përpjekje nuk pati sukses të plotë, sepse nuk pati kohë për ta realizuar plotësisht. Por disa suksese u arritën. Për shembull U mbajt një kongres i autoqefalisë ne Berat, Noli nuk mori pjesë, por hija dhe ndikimi i tij ishte aty, Noli u bë peshkop, peshkop i vërtetë si të thuash në dhjetor të 1923, edhe ky ishte realizim, mirëpo kjo nuk eci më se ndodhi kryengritja e qershorit”, tha ai.

Ai thotë se nga kërkimet e bëra, në atë periudhë, Shqipërisë nuk i nevojitej një revolucion, por për zhvillime graduale.

“Mua më rezulton se Shqipëria nuk kishte nevojë për revolucione në atë kohë, këtë nuk e them vetëm unë, por këtë e thoshin dhe ekspertët e lidhjes së Kombeve. Ata dërgonin ekspertë me kërkesë të qeverisë shqiptare, ekspertë ekonomikë, financiarë, ideja e tyre ishte që Shqipëria ka nevojë për një zhvillim gradual dhe jo për revolucione, nuk është e aftë të përballojë revolucione, emri revolucion është shumë relativë. Historianët shqiptarë të kohës së komunizmit e përdornin për një konotacion për ta ngritur Nolin dhe atë që ndodhi në Shqipëri, po të huaj, për shembull anglezët ose italianët e përdornin fjalën revolucion, por jo në këtë konotacion, e përdornin si një përmbysje, ikja e një regjimi ardhja e një tjetri. Kështu që nuk duhet të ngulmojmë shumë tek fjala në vetvete, tek kuptimi i kësaj fjala, nuk ka ndonjë.. hd kthimin e zogut në dhjetor 1924, anglezët e quajnë revolucion, ata thoshin sivjet në Shqipëri patëm, dy revolucione, tani cili ishte është revolucioni i vërtetë dhe cili jo revolucion? Ideja është që nuk duhet të ngulmojmë shumë tek kjo fjalë”, tha ai./abcnews.al



Skip to toolbar