Policia e Korçës ka publikuar pamjet e magazinës me drogë, e cila u zbulua një ditë më parë. Me anë të një njoftimi, blutë e qytetit të Korçës sqarojnë se në flagrancë janë kapur 7 persona, ndërsa në total janë sekuesatruar 195 kg drogë.
Mësohet se personat e arrestuar janë Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda
dhe Redion Hamitaj, ndërsa janë proceduar edhe tre gra nga Cërriku.