Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin patën një përplasje të furishme telefonike vetëm katër ditë para se forcat ruse të pushtonin Ukrainën, ka zbuluar një regjistrim i publikuar sëfundmi.
Presidenti francez “sulmoi” homologun e tij për negociatat që ai duhet të bënte me separatistët pro-rusë, duke thënë në një moment: “Nuk e di se ku e mësuan ligjin avokatët tuaj!”
Telefonata e tensionuar përfundoi me Putinin duke thënë se ishte duke luajtur hokej mbi akull, pasi hoqi dorë nga kërkesat për të mbajtur një takim me Joe Biden.
Detajet e thirrjes konfidenciale të 20 shkurtit u zbuluan nga transmetuesi France 2 në një dokumentar mbi trajtimin e konfliktit nga presidenti francez, ”Një President, Evropa dhe Lufta”.
Në diskutimin e zjarrtë, Macron i tha Putinit:“Nuk e di se ku e ka mësuar ligjin avokati juaj! Unë thjesht po shikoj tekstet dhe po përpiqem t’i zbatoj ato! Nuk e di se cili avokat do t’ju thotë se në një vend sovran, tekstet e ligjeve propozohen nga grupet separatiste dhe jo nga autoritetet e zgjedhura në mënyrë demokratike.”Putin i acaruar përgjigjet më pas: “Kjo nuk është një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ata erdhën në pushtet me një grusht shteti, kishte njerëz të djegur të gjallë, kishte gjakderdhje dhe Zelenski është një nga ata që janë përgjegjës”.