Punë në të zezë? Rama: Denonconi punëdhënësin dhe përfitoni nga mospagimi i qerasë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër masë të marrë nga Qeveria. Bëhet fjalë për pagesat e qerave nga biznesi i vogël dhe për familjarët të cilët për shkak të masave, nuk janë në punë. Sipas aktit normativ, këto pagesa do të ndalohen. Por Rama nënvizon se pjesë e kësaj pakete do të jenë edhe studentët që jetojnë me qera, por edhe ata që kanë humbur punën dhe janë të paregjistruar. Këta të fundit mund të përfitojnë këtë lehtësi, vetëm duke denoncuar punëdhënësin.

Statusi i Edi Ramës:

🔴 ME AKTIN NORMATIV PËR MASAT E VEÇANTA DO TË NDALOHEN PAGESAT E QERAVE NGA ANA E BIZNESEVE TË VOGLA DHE FAMILJARËVE TË REGJISTRUAR NË PUNË, QË KANË NDALUAR PUNËN PËR SHKAK TË LUFTËS!

KUSH KA HUMBUR PUNËN NË TË ZEZË DHE KA KËTË HALL, MUND TË PËRFITOJË NGA KJO MASË VETËM DUKE DENONCUAR PUNËDHËNËSIN!

KJO MASË MBËSHTETËSE VLEN EDHE PËR STUDENTËT QË JETOJNË ME QERA!

🔴 QERADHËNËSIT DO TË NDALOHEN T’U KËRKOJNË PAGESËN MUJORE KËTYRE SUBJEKTEVE OSE DO TË PENALIZOHEN ME GJOBË SA PESËFISHI I VLERËS SË QERASË PËRKATËSE!

🔴 PËR ÇDO RAST PRESIONI NGA QERADHËNËSIT, SUBJEKTET QERAMARRËS TË DY KATEGORIVE TË MËSIPËRME, TË DREJTOHEN NË FAQEN ONLINE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE!

*kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s’ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet



Skip to toolbar