Pushtuesit qëllojnë në Betlehem, Izraeli sulmon Gazën dhe Bregun Perëndimor, dhjetëra të vrarë

BOTA


Të shtënat me armë mbërrijnë në portat e Betlehemit. Dhjetëra pushtues izraelitë kanë hyrë në fshatin Wadi Rahhal në Bregun Perëndimor pranë vendit të shenjtë duke vrarë të paktën 1 person dhe plagosur disa të tjerë. Këtë e raporton ministria e shëndetësisë e autoritetit palestinez, ndërsa qeveria e Tel Avivit thotë. Por vetëm po vazhdon me bombardimet.

Të paktën 5 persona janë vrarë nga një sulm ajror izraelit në një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor të pushtuar. Ushtria e shtetit hebre konfirmoi sulmin në kampin Nur Shams, duke pretenduar se ka shënjestruar atë që e quajti “një qendër komanduese të një celule terroriste”.

Ka pasur një rritje të dhunës në Bregun Perëndimor që prej nisjes së luftës në Gaza, të nxitur nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për koordinimin e çështjeve humanitare konfirmoi se 128 palestinezë, përfshirë 26 fëmijë, janë vrarë nga sulmet ajrore në Bregun Perëndimor që prej tetorit të vitit të kaluar.

Forcat izraelite kanë vijuar sërish me bombardimet në qytetin e Gazës. 9 palestinezë mbetën të vrarë, mes të cilëve dhe fëmijë, në dy sulme të ndryshme. Ka raportime dhe për persona të zhdukur. Kjo vjen në një kohë, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë për një zgjerim të hartës së luftës në Lindjen e Mesme, për shkak të përshkallëzimit të përplasjes mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban. Shqetësimin e Uashingtonit e përforcon dhe ky kërcënim i Iranit.

“Hakmarrja për këtë akt kriminal të vrasjes së Haniyeh qoftë nga aksi i rezistencës apo nga Republika Islamike e Iranit, është e sigurt. Irani nuk do të bjerë në grackën e mediave dhe provokimeve, por do të vendosë si dhe kur do të ndërmerret veprimi”, tha Mohammad Bagheri, Gjeneral i Gardës Revolucionare.

Ndërkohë, ndërmjetësuesit po bëjnë presion në tryezën ku gjendet Izraeli dhe Hamasi për një armëpushim, qoftë edhe 72 orësh.



Skip to toolbar