Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur në mënyrë të njëanshme një armëpushim tre-ditor në Ukrainë nga 8-11 maj.
Ky vendim është marrë për të shënuar 80-vjetorin e “Ditës së Fitores”, ditë të cilën ish-Bashkimi Sovjetik triumfoi në Luftën e Dytë Botërore ndaj Gjermanisë naziste.
“Rusia beson se pala ukrainase duhet të ndjekë këtë shembull”, tha Kremlini.
Për këtë qëndrim të Moskës, Ukraina nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje.
Vendimi i Vladimir Putin vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka shtuar përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë.