Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u pyet edhe për faktin se cfarë mendimi ka për situatën politike në Kosovë, ku u rrëzua qeveria e Albin Kurtit.
Rama tha se nuk ka asnjë koment për atë që ka ndodhur në Kosovë, duke shtuar se për të mbi të gjitha është lufta që po zhvillon qeveria e tij ndaj koronavirusit.
“Ju vjen keq juve që të mos kem asnjë koment për këtë sepse kam çështje shumë më të rëndësishme. Si kjo që kemi këtu përshembull”.
Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua mbrëmjen e djeshme. 117 deputetë ishin të pranishëm në sallën ku u mbajtën 12 orë diskutim, ndërsa votuan 82 vota pro, 32 kundër dhe një abstenim
Qeveria e Kurtit u rrëzua pas një mocioni mosbesimi të ngritur nga partneri i tij qeveritar, LDK, një ditë pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm nga radhët e LDK, Agim Veliut.