Pyetja e Ngjelës: PS do e shkarkojë apo do e çojë në çmendinë Metën?

Më të fundit


Spartak Ngjela e ka quajtur marrëzi vendimin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve. Me një postim në Facebook, avokat Ngjela ngre pyetjen se ç’do të bëjë Parlamenti i Shqipërisë: do ta çojë Presidentin Meta në ekspertizë psikiatrike; apo do ta shkarkojë me 2/3 e votave?

“Mos harroni: Shqipëria është republikë parlamentare, nuk është republikë presidenciale. Dekreti i shfuqizuar nga ai President që e ka lëshuar më parë atë dekret, për ditën e zgjedhjeve, është marrëzi”, shprehet Ngjela, ndërkohë që pyet nëse do të dijë ta analizojë mazhoranca aktuale? Po Uashingtoni dhe Brukseli, çdo të thonë?

Sipas Ngjelës, shkarkimi është më i drejti akt juridik, ndërsa ironizon se ku do të ankohet Presidenti i shkarkuar nga Parlamenti, kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese?! “Ka një gjykatë. Është Gjykata e Strasburgut.  Prandaj Ilir Metës, pas shkarkimit të tij, i mbetet t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut. Shqipëria është anëtare në pranimin e asaj Gjykate. Për Shqipërinë, në funksion të të drejrave të njeriut, ajo është Gjykata më e Lartë”, shprehet Ngjela në postimin e tij.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

Çdo të bëjë Parlamenti i Shqipërisë: do ta çojë Presidentin Meta në ekspertizë psikiatrike; apo do ta shkarkojë me 2/3 e…

Gepostet von Spartak Ngjela am Samstag, 8. Juni 2019


Skip to toolbar