Të shtëna me armë në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake është qëlluar me armë drejt një automjeti në lëvizje.
Policia ka shkuar në vend, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në gjithë qytetin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”. Burime zyrtare nga policia thanë se ka dyshime se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar. Ndërkohë, personi që mendohet se ishte shënjeshtra e atentatit është Ervis Causholli, person i njohur për policinë, me nofkën ‘Korcari’.
Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori që ka qëlluar me armë zjarri.