Qëllohet me armë shqiptari në Itali, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

AKTUALITET


Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një sulmi me armë zjarri mesditën e sotme në Torino të Italisë.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, u qëllua me armë në rrugë në Corso Venezia duke mbetur i plagosur. Mediat italiane raportojnë se ka marrë të paktën 1 plumb në gjoks.

Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet asgjë sa i përket autorit dhe shkakut apo rrethanave të ngjarjes.

Hetuesit italianë dyshojnë se mes 48-vjeçarit dhe autorit mund të ketë patur një konflikt përpara ngjarjes.



Skip to toolbar