Qëndrimi te Barça apo Arabia Saudite? Robert Lewandowski zbulon të ardhmen

Më të fundit


Robert Lewandowksi është një nga sulmuesit, i cili ka përfun duar në qendër të mediave. Për shkak të interesimit nga ekipet Arabe, po përflitet për një largim nga Barcelona në fund të sezonit.

Në lidhje me këtë zëra ka folur vetë sulmuesi polak. Ish-futbollisti i Bayern Munich ka zbuluar këshut të ardhmen e vet, ndërsa ka theskuar se do të vazhdojë të qëndrojë te Barça dhe nuk ka ndërmend të lëvizë pavarësisht ofertave që mund t’i vijnë.

“Për mua gjithçka është e qartë dhe e di se ku do të jem sezonin e ardhshëm dhe kështu do të qëndrojë”, ka deklaruar shkurtimisht Lewandowski.

Kujtojmë se në këtë sezon në 26 ndeshje ka arritur të shënojë 12 gola dhe ka dhënë 6 asiste, ndërsa ka kontratë të vlefshme me katalanasit deri në qershor të vitit 2026.



Skip to toolbar