Qerret, 4 turistë rusë gjenden të vdekur në sauna

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku 4 turistë, 2 burra dhe 2 gra, janë gjetur të vdekur, brenda një saune në Qerret të Kavajës. Mësohet se janë gjetur të vdekur  K. S, 31 vjeçe,  N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Dysohet se turistët, kanë qëndruar në sauna më shumë nga sa lejohet dhe janë asfiksuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar