‘’Qeveria bëri gjest simbolik’’, Minxhozi : Italia është shumë rast i veçantë, ata nuk e kanë problem pse Shqipëria u rreshtua krah Rusisë apo Kinës

AKTUALITET


Analisti Skënder Minxhozi në një lidhje live për emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 është shprehur se qeveria me mjekët dhe infermierët e dërguar në Itali ka bërë gjest simbolik.

Sipas Minxhozit Italia është rast i veçantë pasi gjithmonë qeveria italiane interesohet e para dhe ndihmon kur Shqipëria ka probleme.

Po ashtu Minxhozi thotë se në Shqipëri e kanë problem disa persona pse u rreshtuam krah disa shteteve me reputacion jo të mirë si Rusia apo Kuba, por italianët nuk e kanë. Sipas analistit italianët janë falenderues ndaj kinezëve, rusëve dhe shqiptarëve por aty debati kryesor është pse nuk po i ndihmon Europa.

”Dozat e mia të aprovimit e tejkalon dukshëm kalkulimet politike dhe të imazhit, propagandën, PR natyrisht që ekziston siç ekzistojnë në çdo qeveri në çdo cep të këtij dheu.

Italia është rast shumë i veçantë për fqinjësi me Shqipërinë. Ka sjellë thasë me miell, ushtarë, për të vënë paqe, për të zgjidhur krizat politikanët sa herë ne hapnim depot e armëve dhe ja vendosnim zjarrin Tiranës dhe qyteteve të tjera. Por Italia ka qenë e para që interesohej dhe kjo është vetëm një pjesë e atij borxhit 30 vjeçar që i kemi atij shteti. Aty jetojnë gjysëm milioni bashkëatdhetarë dhe një vend mikpritës për shqiptarët që kanë zbarkuar dhe sot ndjehen të integruar.

Qeveria shqiptare, ky veprim i tij është rast simolikisht pra një gjest jo ta ndihmojmë pasi nuk e ndihmojmë dot. Është një gjest. Por sa për reshtimin tonë me shtetet që jo me reputacion të mirë. Unë habitem pse ne këtu e kemi problem që u rreshtuam me Rusinë kur italianët nuk e kanë. Ata pritën me duartrokitje edhe rusët edhe kinezët. Italia ka debatin pse nuk ndihmohet nga BE, Gjermania, Holanda etj. Nuk bien dakort për paketën koronavirus. Italia gjen vënde të cilat kanë bërë një gjest. Të tjerët kanë bërë gjeste më domethënëse.

Përdorimi i pjesës italiane, ne flasim për përdorim shqiptarë jo për italianë. Del Salvini thotë ne jashtë Europe se kemi vende që na duan si Shqipëria dhe Europa jo.”- tha Minxhozi.



Skip to toolbar