Qeveria italiane nga 1 maji rikthehen tifozët në stadium

Më të fundit


Më në fund nga sinjale shprese, diçka po lëviz për të rikthyer futbollin në normalitet pas një viti me stadiumet bosh. Nga 1 maji ato rajone në Itali që do jenë zonë jeshile mund të hapin stadiumet për një numër të reduktuar tifozësh. Kjo lëvize vjen në kohën e duhur, pikërisht në spritin final të kampionatit ku do të diskutohet edhe prezenca në kupat e europës pasi çështja titull tashmë duket e mbyllur. Rreth 1 mijë tifozë do të lejohen në stadiume, sigurisht kjo është një shifër e ulët por të paktën ngjall shpresë për të ardhmen e afërt.

Serie A Soccer Match

Ekipet që përfitojnë më shumë nga kjo lëvizje janë ato që luftojnë për një vend në Champions League. Ato tifozë fatlum do të kenë mundësi të shohin më në fund live disa sfida të rëndësishme si Juventus-Milan, Inter-Roma, Juventus-Inter, derbi Roma-Lazio etj. Edhe finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Atalana dhe Juventus, në program për tu zhvilluar me 23 maj, do të luhet me tifozë.



Skip to toolbar