“Qeveria Kurti, standard të dyfishtë”, Minxhozi: Lider kokëfortë, po akumulohet një pakënaqësi popullore e dukshme

KOSOVA


Mbyllja e televizionit “Klan Kosova” nga qeveria Kurti për shkak të adresës në Serbi, tregon standardin e dyfishtë të kësaj qeveria, tregu i së cilës është mbushur me mallra serbe.

Një gjë të tillë e aprovoi edhe analisti Skënder Minxhozi në një lidhje “skype” me edicionin “Tirana Live”.

Minxhozi tha se edhe sikur të mos  bëheshin këto krahasime, veprimi është totalisht i gabuar.

Ky do të ishte standard i dysfishtë sikur edhe ne të mos gjithë këto krahasime. Por edhe vetëm duke e parë si një raport parimor mes shtetit dhe medias. Edhe duke e parë kështu veprimi është i gabuar.

Të kapësh se ku e ka adresën një biznes, janë vetëm tendecioze dhe aspak parimore.

Ne po flasim për adresa biznesesh, është një histori banale, e cila vetëm sa do të përforcojë dyshimet se karakterit të vërtetë të qeverisë së Kurtit” tha ai.

Analisti shtoi se Kurti me vendimet e njëpasnjëshme që po merr, është koherent në sjelljen e tij destruktive.

Sipas tij, Kurti është një lider kokëfort, që më shumë vetëbesim se sa duhet të ketë.

Natyrisht që ai shpalos një panoramës sjelljesh dhe qëndrimeve që pasqyrojnë njëra-tjetrën. Ai është koherent në disa qëndrime destruktiv.

Është një lider kokëfort, i cili të kjo kokëfortësi e tij ka bazuar sukseset e deri sotme. Ai beson në mënyrë të verbër vetes së tij dhe strategjive të tij.

Por në një shtet të tillë që ka nevojë për miq demokratë, unë nuk shoh se si ai mund të mbrojë interesat e qytetarëve që e kanë zgjedhur.

Këto sjellje të Kurtit, ndër të tjera po e armiqëson edhe me vetë popullin kosovar.

Mua me duket një politikë dritë shkurtër e një politikani që ka vetëbesim shumë të madh se sa duhet të kishte” u shpreh Minxhozi.

Në lidhje me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Minxhozi tha se kjo duket e vështirë, por ajo që po shihet qartë është një akumulim i pakënaqësisë popullore.

Sa për zgjedhje, duket e vështirë. Kosova ka treguar se mund të shkojë në zgjedhje pa protesta far. Ajo që mund të them është që në Kosovë po akumulohet një pakënaqësi popullore e dukshme dhe ajo që më shqetëson më tepër është një ndarje e thellë që po ndodh për shkak të një radikalizmi të një pjesë të politikës.

Kjo po sjell një ndasi shumë të rrezikshme, e cila në mos provokoftë zgjedhje, po provokon një dëm të heshtur që mund të ketë pasoja për të ardhmen” theksoi Minxhozi.r.t/abcnews.al



Skip to toolbar