“Qeveria shqiptare, indiferente ndaj asaj maqedonase”, Taravari: Shpalli Ali Ahmetin qytetar nderi pesë ditë para zgjedhjeve

Më të fundit


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari thotë se qeveria e Shqipërisë ka treguar një indiferencë ndaj qeverisë së re së vendit fqinj.

I ftuar në emisionin “Real Story”, me gazetarin Sokol Balla, ai deklaroi se në zgjedhjet e fundit, Tirana ka mbajtur anë ndaj Ali Ahmetit.

Sipas tij, vetëm pak ditë para zgjedhjeve në RMV, Tirana shpalli qytetar nderi Ahmetin.

Pjesë nga diskutimi:

Arben Taravari: Absolutisht që dy qendrat shqiptare janë Prishtina dhe Tirana, normalisht shtetë amë i yni është Shqipëria, as që diskutohet. Vetëm se në këtë periudhë fatkeqësisht mesa shoh qeveria e Shqipërisë ka një farë qëndrimi ambivalent ndaj qeverisë së Maqedonisë. Nga ana tjetër, zoti Kurti tregon afërsi me qeverinë e re në Maqedoni. Nga ana tjetër, fatmirësisht pas 30 vitesh, kemi një ambasador të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Denion Meidani, që është një prej ambasadorëve më aktiv për momentin në RMV. Me Kosovën, si ministri kemi pasur plot takime.

Sot fatmirësisht bëmë takimin e parë me ministrin e shëndetësisë, me presidentin e shtetit. Besoj në të ardhmen që të përafrohen raportet. Jo se janë të këqija, por ne kemi ndjenjën, ndoshta gabohemi, sikur kryeministri dhe qeveria ka një afër indiference.

Mentor Nazarko: Ju keni qenë në këtë takimin e dytë të Tiranës dhe Tirana aty u përpoq për ta bashkuar faktorin shqiptar, edhe BDI. Ndërkohë që e Kosovës është përpjekur për të krijuar VLEN, një platformë politike që ka pasur qasje anti BDI. Dallim i madh apo jo…

Arben Taravari: Tirana po se po ka pasur rol facilitues në shumicën e rasteve për të afruar faktorët politikë në Maqedoni por dua të jem, i hapur me opinionin, në këto zgjedhje qeveria e Tiranës ka marrë anë sikur që ka qenë një farë favorizimi i Prishtinës për VLEN, ashtu Tirana ka shpallur qytetar nderi zotin Ahmeti pesë ditë para zgjedhjeve.

Mentor Nazarko: Ajo është parti si VV, të mos kesh guximin që të mos e krijosh sepse po ta krijonte mund të kishte edhe dështimin elektoral. Dhe ti vësh emrin vlen nëse do të krijohet, është përfshirje e drejtpërdrejtë, nuk krahasohet me titullin qytetar nderi.

Arben Taravari: Aspak zoti Kurti nuk është përzier në formimin e VLEN. Ka pasur takime me ne para zgjedhjeve sikurse kemi pasur takime me zotin Rama. Edhe pas zgjedhjeve, kemi pasur takim me zotin Kurti dhe Ramën. Por çdo raport është reciprok. Nëse kemi. Deklaratën e fundit të djeshme kam treguar respekt të jashtëzakonshëm dhe vazhdoj të kem respekt për të dy kryeministrat shqiptarë./abcnews.al



Skip to toolbar